Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të sulmit seksual që ka ndodhur më 7 dhjetor 2024, në Ferizaj.
Dy persona dyshohet se kanë kryer këtë vepër ndaj dy viktimave të mitura, meshkuj kosovarë. Njësitet përkatëse të policisë kanë arritur të identifikojnë njërin nga të dyshuarit. Prokuroria Themelore e Ferizajt ka konfirmuar se viktimat janë të mitur dhe për shkak të natyrës së tyre, informacionet për rastin janë të kufizuara dhe do të mbahen konfidenciale, sipas ligjit për të miturit.
Policia po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes.