Sekretari i Shtetit. Antony Blinken, ka sanksionuar Altin Dumanin, kreun e Strukturës së Posaçme. si kampion antikorrupsioni. Duke e renditur kështu të dytin me këtë titull, pas Ardian Dvoranit, hetuesit të diktaturës, çaprashitës në reformën e pretenduar në drejtësi, një filtër emërimesh sipas oreksit të Xhafës e Ramës.
Bash atij Dvoranit, të cilit nuk i kujtoheshin se si kishin mbirë në pasurinë e tij nja 100 milionë lekë me mungesë ligjshmërie. Shumë e pajustifikuar. e cila deri në një kryqëzim shkresor. mbetet korruptive.
Kampioni i korrupsionit dhe antikorrupsionit. të dy në detyrë!
Në një vend ku ke kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kampion korrupsioni, të patrazuar nga përballja me drejtësinë, nuk mund të kesh prokurori kampione antikorrupsioni. Njëra merr ujë.
Si ndodh kjo kur?!?!
Qeveria është e zhytur në krim dhe mafia. Kur pastrimi i parave kapërcen buxhetin, kur marrim medalje ari e argjendi ne shkallaren e trafikut të kokainës.
Kur sipas Gratteri-t, prokurorit të antimafias italiane, mafia shqiptare renditet e dyta pas Ndranghetës si kontrollore e porteve te Evropës në trafikun e drogës dhe më pas miliardat vërshojnë e investohen në Shqipëri.
Kur kryeministri ka këshilltar zyrtar Filip Coldea-n, agjent të shërbimeve të lidhur nga akuza zyrtare me kartelin meksikan të kokainës ‘Sinaloa’. Njëherësh qokëbërës dhe për biznesmenë shqiptarë po me këtë lidhje të kësaj bande globale.
Kur kryeministri akuzohet zyrtarisht nga drejtësia amerikane si korruptuesi i zv/drejtorit të FBI, Charles McGonigal, i dënuar e fajpranuar, sajuesi i dosjes kundër presidentit Donald Trump.
Kur lidhjet sjellin gjeneralin italian Fabrizio Lisi, të akuzuar nga antimafia për përfshirje në biznesin e Ndranghetës dhe qëndistari i raporteve për zhdukjen e 99.8 përqind të kanabisit në kulmin e eksporteve të hashashit si trafikuesit kryesor në Evropë.
Kur prokurorë e gjyqtarë të Strukturës së Posaçme, por edhe të juridiksionit të përgjithshëm dhe gjykatave të çdo niveli, janë zbuluar si pjesë e bandave nga dosjet e Sky-Enchro.
Kur oficerë me grada të larta, duke përfshirë drejtorin e përgjithshëm të policisë, janë përmendur nëpër dosjet e krimit të organizuar, të telefonave të kriptuar.
Kur biznese të mëdha ia kërcasin plaçkitjes korruptive me ministra, bashkikakë e qeveritarë
Kur diplomatë denden në tendera e përfitime korruptive ekonomike dhe kërcasin livadheve e s’u thotë kush gjysmë fjale
Kur shtabet elektorale të mazhorancës janë mbushur me trafikantë vrasës e të inkriminuar dhe nuk ndëshkohen prej katër palë zgjedhjesh ndonëse dosjet e aplikacioneve kanë zbardhur krimet e tyre.
Kur prokurori i përgjithshëm shpërblehet pas dosjes së vëllait të KM.
Kur KPK e KPA janë pjesërisht nën akuza për vepra penale por nuk janë ndëshkuar dhe përdorues të Sky.
Kur ke dy ministra të brendshëm me histori personale e familjare të trafikut të drogës, por jashtë hetimit të thelluar.
Kur ke vëllanë e KM Rama prej 10 vitesh në një hetim dhe fshihet e vërteta duke mos e përballur me dosjen.
Kur KM ka veten dhe familjarë në tendera të pahetuar si AKSH, EcoPark, inceneratorët, Porti i Durrësit, investitorët strategjikë.
Kur mbron deputeten Xhaçka apo Ballën e Ballukun në zullume masakër.
Kur ish-KM arrestohet pa asnjë provë, por për motive politike me porosi ambasadash e qeverie.
Kur një autokrat si KM ka tendenca të forta të rrëshkasë vendin në një diktaturë duke zaptuar liri dhe të drejta të shumta atëherë shteti i së drejtës ka humbur terren.
Eh, Blinken ka shembull antikorrupsioni shefin e ti,j që fali djalin për megakorrupsion për një dënim 25-vjeçar.