-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa kushton futbolli ynë? Eksperti: Duhet kapital i madh dhe kohë

Kryesoret

Financat në futboll janë kryefjalë. Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, tregoi në emisionin “Max Sport” në Euronews arsyet pse në futbollin shqiptar mungojnë investimet, duke bërë të ditur dhe rrezikun që ka ndërmarrja e një hapi të tillë. Soko deklaroi hapat dhe mënyrën sipas tij për të qenë i suksesshëm një investim në futboll ose në sport, duke theksuar se duhet kapital i madh dhe kohë.

“Futbolli ndahet në atë tip biznesi që kërkon një investim shumë të madh paraprak. Nëse do para të shpejta, hap Fast Food ose supermarket, sepse futbolli është biznes luksi që kërkon paradhënie shuma të mëdha për të arritur suksesin. Nëse ti tenton me pak para të fitosh shumë, do të jesh i dështuar, pasi në këtë fazë biznesi është një gropë e madhe që vetëm do të thithë para dhe nuk do të japë,” tha Soko.

Pano Soko shpjegoi se, për të kuptuar filozofinë në sport, duhet të dështojnë disa njerëz dhe, kur gjërat të fillojnë me konceptin e duhur, atëherë do të kemi afrime të bizneseve të mëdha drejt sportit, sipas tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit