Ambasada gjermane ka uruar kreun e SPAK, Altin Dumani pas vlerësimit që ky i fundit mori nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken si një ndër kampionët e luftës kundër korrupsionit.
“Si kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ai dallohet për integritet, profesionalizëm dhe guxim.
Shteti ligjor, qeverisja e mirë dhe lufta kundër korrupsionit janë kushte të domosdoshme për anëtarësimin në BE”, thekson Ambasada gjermane.