39-vjeçari Katriot Cenko ka dalë ditën e sotme para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai ka pranuar vrasjen e gruas së tij Almës dhe ka shprehur se do të donte që të kthej pas në kohë.
Kastrioti duke pranuar fajin e tij ka treguar se Alma e tradhëtonte dhe se ajo eksihet pranuar se kishte një lidhje martesore me shokun e tij të fëmijërisë. Ai ka treguar që e ka gjetur atë në telefon në banjo dhe i ka thënë atij që vetëm njëri nga fëmijët është i tij.
“U mërzita shumë kur dëgjova se fëmija im i dashur nuk ishte i imi, dhe pa asnjë kontroll mbi veprimet e mia, mora një çekiç nga çanta ime me mjete ndërtimi dhe u futa në dhomën e gjumit dhe e godita në kokë.
Ajo ra në shtratin tonë dhe i verbuar plotësisht nga emocionet e forta që po përjetoja, unë kapa kabllon e një karikuesi që ishte pranë meje dhe ia shtrëngova në qafë. Kur kuptova disa sekonda më vonë se çfarë kishte ndodhur, u tremba dhe u përpoqa ta ktheja në jetë dy herë. I shtypa gjoksin dhe u përpoqa ta bëja të merrte frymë.
Isha në gjendje paniku. E mbulova dhe e futa në dollap. Fëmijët nuk ishin zgjuar dhe nuk kishin dëgjuar asgjë. Në mëngjes ata u nisën për në shkollë, pa u habitur nga mungesa e nënës së tyre, pasi gjithmonë i thërrisja në telefon për t’u konfirmuar që ishin zgjuar dhe do të niseshin për në shkollë, pasi unë u largova herët, rreth orës 6 për të shkuar në punë”, ka treguar Kastrioti.
Ai ka shprehur që nuk mund ta menaxhonte më situatën dhe nuk dinte më se çafrë të bënte pasi kishte një javë që e ksihet fshehur Almën në papafingo nga fëmijët dhe të afërmit.
“Unë nuk mund ta menaxhoja, nuk dija çfarë të bëja. Nuk mund ta besoja atë që kishte ndodhur. Mendja ime nuk e përballonte dot. Por doja t’u tregoja autoriteteve, sepse nuk e përballoja dot më barrën, kështu që thirra policinë dhe i tregova gjithçka me ndershmëri të plotë. Edhe mesazhet që i dërgoja djalit tim nga celulari i nënës së tij, kishin të vetmin qëllim që të qetësonin fëmijët e mi”, ka thënë Kastrioti.