Ish deputeti Ervin Salinaji ka uruar nga burgu për 34-vjetorine themelimit të Partisë Demokratike. Salianji shprehet se do të donte që të ishte i pranishëm qoftë edhe disa orë që të gëzoheshon për rrugët që demokratët ndërtuan për shqiptarët.
“Është kaq e qartë që goditjet presionet, represionet janë reflektimi i zi i gropës ku janë zhytur mes vetes socialistët e pushtetit e ku me këto forma e metoda të represionit kërkojnë të mbajnë pushtetin me forcë e me dhunë pasi nuk kanë asgjë që ti ofrojnë qytetarëve. Pasi bënë pakt me djallin dhe e shitën Shqipërinë në krim e korrupsion, sot përpëliten në frikë e në mjerim.
Është e qartë çdo çast që shqiptarët edhe kur na gjykojnë edhe kur na kritikojnë e bëjnë nën ankthin që presin që në të veprojmë. Të jemi më shumë , më të fortë sepse nga ne varet jeta e të gjithëve. Mos presim mbështetje nga ata që forcë nuk kanë, as mirëkuptim nga ata që fuqitë I kanë lënë.
Është e qartë që Ata na presin, që qytetarët na presin e NE boll kemi pritur! Sepse sot më shumë se kurrë jemi politikisht më të rritur, më të fortë, më të bashkuar!”, shprehet Salianji.
Ai thekson se Shqipëria po kalon ditë të vështira por demokratët do të gjejnë zgjidhjen dhe do të shpëtojnë vendin. Salianji shprehet se zgjedhjet po vijnë dhe asgjë nuk do i ndalë demokratët për të festuar fitoren.