Një zjarr me përmasa gjigande ka prekur Kaliforninë dhe ka detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 3,000 hektarë tokë janë djegur dhe rreth 1,500 zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për të luftuar flakët.
Deri tani janë shkatërruar 7 ndërtesa, si dhe janë dëmtuar tetë të tjera. Zjarri ka prekuar edhe banesat luksoze të banorëve të famshëm si Lady Gaga, Beyonce dhe Jay Z.
Sipas New York Times, Ylli i Mary Poppins tha se ai dhe gruaja e tij Arlene u larguan me kafshët e tyre shtëpiake, përveç një maceje të quajtur Bobo, e cila është ende e zhdukur. Këngëtarja Cher gjithashtu u detyrua të largohej nga zjarri, si dhe Barbra Streisand është një tjetër banore e famshme e Malibusë. Ndërsa aktori i Star Wars, Mark Hamill, tha me siguri se do të qëndronte në shtëpi.