Policia e Elbasanit, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, ka arrestuar shtetasin F.G., 23 vjeçe, nga Peru, e shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni. Ajo u kap në Tiranë, pas hetimeve të realizuara nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan.
23-vjeçarja dyshohet se, në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishte krijuar ambiente të përshtatshme për shfrytëzim prostitucioni, duke i marrë ato me qira dhe promovuar shërbime seksuale në faqe online, kundrejt pagesave.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.