Jasir Asani, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, duket se do të largohet nga Gwangju, pasi ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi.
Eksperti i merkatos në Korenë e Jugut, Dario Focardi, ka zbuluar se tre klube janë të interesuara për shërbimet e tij: Jeonbuk (Korea e Jugut), Vissel Kobe dhe Yokohama F. Marinos (Japoni).
Skuadra e Gwangju kërkon 1 milion euro për të shitur Asanin. Pritet të shihet destinacioni i tij i ri, ndërkohë që mundësia për një kalim në Europë duket e largët për momentin.