-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veteranët dorëzojnë 200 mijë firma në Hagë: Lironi çlirimtarët!

Kryesoret

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati ka dorëzuar në Gjykatën Speciale peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime që kërkojnë lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Ai u shpreh se ky peticion është zëri i mijëra shqiptarëve nga të gjitha trevat.

“Sot, në Gjykatën Speciale në Hagë, u dorëzuan 200 mijë nënshkrime, 200 mijë zëra që kumbojnë me një kërkesë të vetme, Drejtësi për çlirimtarët. Ky nuk është thjesht një peticion, është vullneti i pastër i një kombi që nuk e harron sakrificën.

​Me besimin e palëkundur te lufta e pastër e UÇK-së, urojmë dhe shpresojmë që këtë verë dielli të lindë ndryshe  me krerët tanë në shtëpi, aty ku e kanë vendin, në Kosovën e lirë” tha ai.

Gjykata Speciale konfirmoi sot zgjatjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, është thënë se 20 korriku nuk është data e shpalljes së aktgjykimit, por data që përcakton afatin e zgjatur.

Specialja: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është shtyrë për në korrik

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit