-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rikthimi i PD-së në pushtet do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve

Kryesoret

Ish kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në ceremoninë e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike u shpreh se Shqipëria pa opozitë do ishte një dimër i pafund.
Berisha tha se pa opozitë do ishte projekti që do të varroste përfundoimisht kombin shqiptar.

Ai theksoi se fatin që përgatiti për ta do e ketë rilindja e Edi Ramës, narkoqeveria e tij.

“Rikthimi i PD-së në pushtet herën e tretë do jetë fati i bardhë i vërtetë i shqiptarëve. Dhe me këtë duhet thënë se gjendemi në pikën kyçe të betejës sonë.

Ditët tona të këqija janë tashmë e shkuara. Beteja jonë për shpëtimin e opozitës u krye, e fituam atë betejë. Tani jemi në betejën për shpëtimin e Shqipërisë.

Para së gjithash për shpëtimin e qytetarëve shqiptarë nga dhimbjet e skamjet dhe mjerimit, për vendosjen me shpejtësi të minimumit jetik 200 euro, për pagën minimale 500 euro, për pagën mesatare 1200 euro, për dyfishimin e rrogave dhe pensioneve, për proporcionimin e çmimeve të energjisë dhe ujit, në proporcion me rrogat dhe pensionet që marrin.

Për shërbimet publike më cilësore që kanë njohur shqiptarët, për arsimin dhe shëndetësinë. Për shpejtimin e integrimit të Shqipërisë në Europë. Zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit është zotimi ynë para shqiptarëve.”, deklaroi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit