Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon një takim me kryesinë e PD-së në Lezhë.
Berisha tha në fjalën etij se kjo fushatë elektorale do të dërgojë në të ardhmen e Shqipërisë drejt fitores.
Ai theksoi se Rama me qeverisjen e tij ka zhytur qytetarët në varfëri.
“Do vij t’ju takoj kudo në qytete dhe fshatra. Faktikisht ne nisim fushatën e fitores, fushatën elektorale e një rëndësie vendimtare për Shqipërinë, për të ardhmen dhe stabilitetin e saj. Shqiptarët e panë me rastin e Assadit se çfarë ndodh kur grabiten çdo katër vite mandatet e qytetarëve. Nuk them se janë të njëjta, por diktaturat kanë ngjashmëri. Ka larguar për hapësirën e Shengeni 1 mln e 99 mijë shqiptarë gjerë në vitin 2024, dy muaj më parë ,statistika e Eurostat. Të humbasësh 45% të kombit në afat të shkurtër, kjo është fatkeqësi e madhe kombëtare. Ky ka zhytyr në varfëri lemeritëse këta që jetojnë këtu. Në një varfëri në rritje.”, tha Berisha.