Pak ditë më parë ndodhi një shpërthim në Hagë ku u shemb një pjesë e një pallati dhe humbën jetën gjashtë persona. Nga këto persona mes tyre ishte dhe Vikel Kamberaj, një inxhinier ndërtimi me kombësi greke dhe shqiptare.
Ai kishte jetuar në Holandë për më shumë se dy vite dhe është babai i tre fëmijëve, i një djali 7 muajsh, vajzës 6 vjeçe dhe djalit tjetër 10 vjeç. Kamberaj u zhvendos nga Greqia në Holandë në gusht 2022 disa muaj pasi u kontaktua nga një rekrutues pune. Ai ishte i emocionuar për mundësinë e ndërtimit të një jete më të mirë për familjen e tij nga Haga, pas një periudhe të vështirë gjatë krizës ekonomike të Greqisë dhe më pas pandemisë së koronavirusit.
Gruaja e tij Maria Apostokali për “NL Times” tha se humbja e 44-vjeçarit ka qenë shkatërrues për miqtë dhe familjen. Ajo ka treguar që pa lajmet dhe ishte e shqetësuar për shpërthimin dhe zjarrin që kishte ndodhur në Tarëekamp në Hagë.
Apostokali ka thënë që fëmijët e tij ishin të shqetësuar dhe fëmijët vazhdimisht pyesnin nëse babai i tyre është gjallë apo jo. Ai u identifikua pasi një anëtar i familjes i dha një mostër të ADN-së autoriteteve holandeze që hetonin katastrofën, tha ajo.
“Ne po mendonim që të gjithë së bashku të lëviznim atje për një jetë më të mirë, shkolla më të mira dhe sepse në të vërtetë nuk ka dhunë. E megjithatë ne kemi jetuar në Greqi për kaq shumë vite dhe asgjë nuk ndodhi. Është ironike,” tha gruaja e inxhinierit.