Ambasadori i Bashkimit Evropian Silvio Gonzato në takimin e organizuar nga Kuvendi “Shqipëria 2030 në BE” tha se kjo është një mundësi historike. Gonzato u shpreh se institucionet kanë përgjegjësi historike për ta bërë realitet këtë.
“Shqipëria është angazhuar të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemit të prokurorisë dhe gjyqësorit për të konsoliduar llogaridhënien dhe integritetin.
Do të vazhdojmë të theksojmë se një proces i tillë duhet të përfshijë konsultimin e aktorëve dhe të reket për gjithë përfshirje dhe mbështetje ndërpartiake, ky duhet të mbetet një objektiv nëse nuk është realizuar”, tha Gonzato.