Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientete e SPAK, ku qëndroi për rreth dy orë. Kryemadhi ishte e shoqëruar nga vajza e saj Bora.
Ende nuk dihet arsyeja e paraqitjes së saj në SPAK, pasi ajo është nën masën “detyrim paraqitje”.
Ajo akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fsheje të pasurisë. Ndërsa ish bashkëshorti i saj Ilir Meta ndodhet në arrest në burg që prej datës 23 tetor.