Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin priti lojëtarin e kombëtares Ylber Ramadani.
Ramadani ka postuar në rrjetin e tij social takimin me Ballën dhe e ka falenderuar për mikëpritjen e ngrohtë, si dhe një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë.
“Një falenderim i posaçëm për Ministrin Taulant Balla për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëbisedimin tejet miqësor. Mirënjohje për mbështetjen e parreshtur ndaj kombëtares kuq e zi, gjithmonë prezent në stadium si një nga tifozët më të zjarrtë të Shqipërisë”, shkruan Ramadani.