-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rovena Stefa rrëfen dhunën e ish-partnerit: Tentoi të më hidhte nga dritarja, humba fëmijën

Kryesoret

Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer një histori të dhunshme që ka përjetuar nga ish-partneri i saj, i cili ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Në një intervistë të dhënë në “Big Brother VIP Kosova”, Stefa ka zbuluar se agresiviteti i partnerit të saj ishte rritur çdo ditë dhe, në një moment, ai tentoi t’i merrte jetën duke i vënë duar në fyt dhe duke e kërcënuar se do ta hidhte nga dritarja.

Rovena Stefa: U njoha me një djalë ishte dashuri me shikim të parë dhe nisëm bashkëjetesën, isha shumë e re, disa gjëra nuk i dija për të. Kishte pasur probleme me ligjin, me shtetin, ishte i alkoolizuar dhe përdorte drogë. Dita ditës agresiviteti i tij rritej, gjatë muajve që bashkëjetuar filloi xhelozia.

Një natë nisi të ushtronte dhunë, rrahja ishte aq e tmerrshme, sa më përplasi nëpër shkallë, më goditi e grushte. Vendosa të largohesha, atë mëngjes kurrë se harroj filloi një sulm i madh, vetëm kur e pashë veten me duar në fyt, Ndjeva që po mbytesha, iu luta të më lironte. Ka tentuar të më hedhë nga dritarja dhe them shyqyr Zotit, që më dha forcë të madhe që ta luftoja.

Ishte e tmerrshme, përfundova në polici, e kërkuan dhe e gjetën. Unë isha në shok, kisha shenja. Vite më vonë, pas 3-4 vitesh mora vesh që kishte humbur jetën nga overdoza. Familja nuk e di, mami pakëz, por babi jo, nuk doja ti rëndoja. Pas një viti, në 2001, u bëra shumë e njohur.

Tek ne gjithmonë një femër e ka fajin, s’kam dashur ta them publikisht. Kam tentuar menjëherë të shkëputem nga ajo lidhje që ishte toksike, këtë ngjarje e kam përballuar e vetme. Ka ndodhur në Zvicër, kur u ktheva e kam diskutuar vetëm me motrën time, doja ta harroja, të mos i rikthehesha kurrë më. Por diçka e rëndë që kalon aty mbetet, vitet e para e kisha vështirë të afrohesha me një mashkull, të kisha një raport.

Ai ka qenë nën efektin e narkotikëve. Nuk kam pasur më kontakte me të, kur dikush tenton të të lëndojë fizikisht dhe të të marrë jetën, nuk mund të ketë kuptim ajo falje. E kam jetë të dytë këtë sot. Kam qenë shtatzënë dhe kam humbur fëmijën nga ajo përplasje, më ka bërë keq dhe vuajta për shumë kohë. Dua shumë të kem fëmijë, një familje, martesë si të gjitha vajzat, pse jo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit