Donald Trump dikur spekuloi publikisht se ai kurrë nuk do të emërohej personi i vitit nga revista Time. Por, tani ai do të nderohet për herë të dytë, raporton CNN.
Time do të zgjedhë të enjten Trump si personin e vitit, duke e njohur presidentin e zgjedhur si personin që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në çështjet botërore “për mirë ose për keq”.
Zgjedhja e Trump për vitin 2024 pason ate te vitit 2016, kur Time e shpalli atë personin e vitit pas ngjitjes së tij të papritur në presidencë.
Pavarësisht tirazhit në rënie të revistës, Personi i Vitit i Time mbetet një gur provues kulturor i përvitshëm dhe vlerësimi është bërë një fiksim për Trump gjatë viteve.