Kukësi ka hyrë në atmosferën festive të muajit dhjetor, duke u dekoruar me pemën e Krishtlindjeve dhe një mori drita shumëngjyrëshe që ndriçojnë sheshet dhe rrugët e qytetit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Kukësi, ku qyteti shfaqet i mbushur me zbukurime dhe drita, duke krijuar një atmosferë gëzimi për festat e fundvitit.









