Ditën e djeshme një aksident ka ndodhur në afërsi të Begradit, ku është përplasur një autobus dhe një automjet me pasagjerë.
Sipas mediave serbe, një grua ka humbur jetën që udhëtonte me makinën me pasagjerë. Ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Aksidenti ka ndodhur në bypass-in e Beogradit, nga drejtimi i Orlovaçës rreth orës 17:40.
Autobusi ka qenë i linjës Tiranë-Bruksel dhe asnjë pasagjer që udhëtonte me të nuk është lënduar.