-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai i 17-vjeçarit të plagosur në shkollë: Nuk do ta çoj më në shkollë, kërkoj drejtësi

Kryesoret

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Fier, ku një 17-vjeçar u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar, ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në shkolla.

Babai i të plagosurit ka shprehur shqetësimin e tij për rastin dhe ka kërkuar drejtësi, duke theksuar se nuk kishte pasur dijeni për konfliktin mes djemve.

“Jam nisur në orën 8 nga shtëpia edhe unë dhe cuni. Cuni iku për në shkollë, kurse unë me familjen do ikja në punë. Pa vajtur tek vendi, më merr mësuesja kujdestare në telefon. Më thotë është goditur pak djali, por nuk ka shumë goditje. U ktheva, shkova te urgjenca, atje vura duart në kokë. Nuk mora vesh asgjë, më shumë dini ju sesa ne prindërit.

Unë nuk kam qenë në dijeni të konfliktit, se po të dija mund të reagojë dhe unë”, tregoi babai.

“Dua që drejtësia të vejë në vend. Rama të kërkojë shumë llogari, mos kërkojë vetëm në Tiranë, por të vijë dhe këtu. Sot ishte djali im, nesër mund të jetë djali i tij, apo i dikujt tjetër.

Djalin nuk do ta coj më në shkollë, nuk ka siguri. Duhet të jetë policia në 7 atje, roja është kot atje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit