Kreu i Partisë Demokratike ka kërkuar degëve që të organizojnë manifestime dhe demostrata para narkoambasadave të narkorepublikës së Shqipërisë.
Berisha u ka bërë thirrje që të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale të ndaluar me ligj.
“Po kështu të shënjojnë, të krijojnë librin e zi, në të cilin do regjistrojnë çdo akt që vjen në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit, emrin, funksionin, detyrën dhe aktin që kryen punonjësi i dhënë.
Qeveria, në kundërshtim flagrant me kodin zgjedhor, është lëshuar e papërmbajtur, e tmerruar në një seri vendimesh, që të gjitha me qëllime elektorale.
Garantoj përfituesit e tyre se do trajtohen si bashkëautorë në një krim të rëndë elektoral.
Të lexojnë kodin dhe të mos bëhen bashkëautorë të një bande kriminale që nuk njeh ligj, as Kushtetutë.”, tha Berisha.