-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet 17-vjeçari i plagosur në shkollë në Fier: Mësuesja më shpëtoi!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi në shkollën e mesme “Mustafa Hoxha” në Cakran të Fierit, ku një 17-vjeçar u plagos me biçak nga shoku i klasës.

Dëshmia e tij tregon se ngjarja ndodhi 10 minuta para fillimit të orës së mësimit, pas një konflikti për foto familjare që autori kishte në telefon.

“10minuta para se të futeshim në mësim, ishim tek korridori i klasës, e I themi nëse është e vërtetë që ti ke foto të familjarëve tanë, nëse I ke fshiji. E mbyllet këtu
Ai tha jo .. telefoni është personal.

U tensionua nga pyetjet e shumta. Ai reagoi duke nxjerrë biçakun

Ai ka gjithmonë mbante me vete biçakun.

Ai ishte në dijeni drejtoria e shkollës se ai ?

Nuk e di por di që kur u bë kontrolli e fshehu. Ai më qëlloi në shpatull dhe në këmbë. U shmanga u futa brenda në klasë mbylla derën, por nuk e mbaja dot mbyllur për shkak të shpatullës. Ai e hapi me thikë në dorë. Erdhi mësuesja e më shpëtoi nga ai djalë. Falë asaj jam këtu.”

Familjarët e tij kërkojnë drejtësi dhe shprehin shqetësimin për fenomenin e bullizmit online, që shpesh kalon në konflikte fizike. Ndërkohë, autori është ndaluar nga policia.

“Nuk kam frikë të kthehem në shkollë. Të ruajnë veten. Nëse kanë dicka të shprehin problemin tek mësuesit, drejtoria apo policia të mos jenë këtu ku jam unë sot. Atë djalë e kam kapur disa herë.”

Ngjarja ndodhi një muaj pas vrasjes së një 14-vjeçari nga shoku i tij, duke theksuar nevojën për masa të menjëhershme në shkolla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit