Komandanti i KFOR-it në Kosovë Enrico Barduani, tha se sulmi i fundit në kanalin Ibër-Lepenc dëshmon për ndjeshmërinë e situatës së sigurisë. Barduani tha se bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, duke përfshirë organet e sigurisë është shumë i mirë.
Gjeneralmajori Barduani u shpreh se qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë i qartë dhe konsistent.
“Çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Barduani në RTK2. Gjithashtu ai tha se KFORI-i dënon ashpër sulmin e kanalit Ibër-Lepenc.