Një 34-vjeçare me iniciale E.M. ka kallëzuar në policinë e Korçës largimin nga shtëpia të djalit të saj 16-vjeçar.
Ajo ka treguar që djali i saj është larguar që me datë 9 dhjetor dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
“Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja E. M., 34 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallzuar se më datë 09.12.2024, është larguar nga banesa, djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.