Nga operacioni i përbashkët u shkatërrua trafiku i armëve Shqipëri-Kosovë. Të tjera detaje janë zbulaur nga ky operacion, ku një nga personat e arrestuar është banues në Tiranë, në Kombinat.
Policia zhvilloi kontrolle në banesën e tij dhe gjeti e sekuestroi një pjesë të armëve të cilat dyshohet senë ditët në vijim do të shkëmbeheshin me kokanë. Kjo banesë në Kombinat dyshohet se ishte baza kryesore në kryeqytet.
Ai shkonte shpesh në Kosovë për të marrë dhe gjetur armë dhe më pas i sillte në Tiranë me bashkëpunëtorë të tjerë me makina dhe autobus. Ndërkohë pritet që të ekstradohet në Tiranë.