Në një ndeshje emocionuese në “Unipol Domus”, Atalanta mundi Cagliarin 1-0 falë golit të Nicolo Zaniolos në minutën e 66.
Me këtë fitore, Atalanta shkon në 37 pikë dhe vazhdon të kryesojë renditjen në Serie A. Alen Sherri, portieri i Kombëtares, ishte titullar për Cagliarin, por nuk kishte faj për golin që morën.
Ndërsa Berat Gjimshiti luajti gjithë pjesën e dytë për Atalantën, duke kontribuar në fitoren e ekipit të tij.