Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë një takimi elektoral në Çorovodë, shpalli Skraparin si “kryeqytetin e fitores” për partinë. Ai theksoi rëndësinë historike të këtij rajoni, duke e lidhur atë me luftën për liri dhe kontributin e tij në betejat për çlirimin e Shqipërisë.
“Skrapari është një simbol i lirisë, një trevë që ka dhënë shumë për Atdheun,” tha Blushi. Ai gjithashtu kujtoi luftën heroike të banorëve të Skraparit në periudhat e ndryshme, duke përmendur angazhimin e tyre në Luftën e Dytë Botërore dhe Luftën për Pavarësi.
Blushi premtoi angazhimin e Partisë së Lirisë për zhvillimin e Skraparit, duke folur për investime në bujqësi, turizëm dhe infrastrukturë. “Ne do të investojmë për të mbështetur fermerët dhe do të krijojmë mundësi për zhvillimin e turizmit, që do të sjellë rritje të të ardhurave dhe punësim,” shtoi ai.
Ai përfundoi me një thirrje për angazhim të fortë nga banorët e Skraparit në zgjedhjet e ardhshme, duke besuar se ky krahinë do të jetë kyç për fitore në nivel kombëtar.