Një tragjedi ka ndodhur në brigjet e Kretës, ku një anije që transportonte emigrantë është fundosur, duke shkaktuar pesë viktima dhe duke lënë rreth 40 të zhdukur.
Sipas autoriteteve greke, 39 persona janë shpëtuar, ndërsa disa janë transportuar me helikopter për ndihmë mjekësore. Ngjarja ndodhi në jugperëndim të ishullit të Kretës, dhe kërkimet për të zhdukurit vijojnë.
Greqia ka regjistruar një rritje të tentativave të emigrantëve për të hyrë në vend gjatë këtij viti.