-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëlloi 17-vjeçarin/ Gjyshja: Djali është me kokrra! E ëma i thoshte të “hëngrët kukuvajka”

Kryesoret

Sot u arrestua 17-vjeçari që qëlloi me thikë bashkëmoshatarin e tij në gjimnazin e Cakranit mëngjesin e djeshëm. Babai i 17-vjeçarit ka shkuar në spital për t’u kërkuar ndjesë familjarëve dhe të miturit. Ai ka pohuar se djali i tij është i sëmurë. Të njëjtin version ka dhënë edhe gjyshja e autorit.

“Ai ka qenë i sëmurë, trembej. E trembte e ëma, i thoshte të hëngërt kukuvajka! Edhe i çonte edhe dragonj, ai trembej në gjumë e kë të kapte sa mezi e përmendnim. Ishte 6 vjeç atëherë e deri sot, e vizituam, i dhamë kokrra.

Nuk i piu, i tha një shok mos i pi. Trembej more vëlla, trembej! U pre ajo frika që piu kokrrat dhe u stabilizua. I tha një shok i shkollës mos t’i pijë, nuk i piu më. Ata atë ditë e kishin thirrur, dhe dy, tre ata cakranjozët. Hajde të të shikojmë telefonin. Kishte vajtur, 6 veta ata, një ky. Ja kishin marrë telefonin, këtë e kam personale kishte thënë djali.

Ai e kishte qëlluar me shkelma, ai djali që u vra. E kështu, çfarë të të thotë nëna! Nuk e dëgjonte të atin, pije të keqen babi. Ne donim firmën e nuses që ta vizitonim në Greqi, po ajo nuk e dha firmën. Ne atë kemi o të keqen nëna, mos na pyet se çfarë na ka gjetur!”, u shpreh e moshuara.

“Hodhi fotot”! Arrestohet gjimnazisti që plagosi 17-vjeçarin në shkollë: Nxori biçakun

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit