Reshjet e shiut të regjistruara gjatë pasdites së sotme kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve në qytetin e Durrësit.
Pjesa më e prekur është periferi e qytetit, ku rrugët janë kthyer në lumenj dhe ka krijuar kaos në qarkullim.
Autoritetet po monitorojnë situatën dhe bëjnë thirrje për kujdes.