Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç u shpreh se Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione industrisë së naftës në Serbi (NIS).
“Kemi një lloj konfirmimi, mirëpo na duhet t’i shohim dokumentet. Nuk i kemi parë ende. Kur t’i shohim dokumentet, do të flasim me amerikanët, më pas do të bisedojmë me rusët” tha ai.
Prej vitit 2008, shumica e kompanisë NIS është në pronësi të kompanisë shtetërore ruse Gazprom Neft dhe kompanisë së saj amë, Gazprom.
Vuçiç tha se nuk është gati të flasë në këtë moment “për mundësinë e sanksionimit potencial të Moskës”.
Mundësia e sanksionimit të NIS-it nuk është konfirmuar as nga SHBA-ja, as nga Britania e Madhe.