Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump nominoi Devin Nunes, drejtorin ekzekutiv të platformës së tij të mediave sociale Truth Social, për të udhëhequr Bordin Këshillimor të Inteligjencës së presidentit, një grup i pavarur brenda zyrës ekzekutive që mbikëqyr pajtueshmërinë e komunitetit të inteligjencës amerikane me Kushtetutën.
Nunes do të vazhdojë të udhëheqë Trump Media & Technology Group, një kompani publike me vlerë tregu afro 8 miliardë dollarë. Trump është aksioneri më i madh i kompanisë, me afro 115 milionë aksione që aktualisht vlejnë rreth 4.2 miliardë dollarë. Nunes më parë ka shërbyer si ligjvënës republikan nga Kalifornia, dhe ka qenë kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve.