-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Daniel Serwer: Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut

Kryesoret

Presidenti Trump ka njoftuar se Ric Grenell do të jetë i dërguari presidencial për misionet speciale.

“Ric do të punojë në disa nga pikat më të nxehta në mbarë botën, duke përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha ai.

Sipas njohurive të mia, ky është një përkufizim i ri i punës. Në të kaluarën, presidentët shpesh kanë emëruar të dërguar të posaçëm për çështje specifike, jo për “misione speciale” në përgjithësi.

Çfarë ka bërë në të kaluarën

Grenell ishte famëkeq në administratën e parë të Trumpit për mashtrimin e disa detyrave. Si ambasador në Berlin ai kishte marrëdhënie të tmerrshme me gjermanët. Duke mos i diskutuar çështjet pnë katër sy, ai kritikoi kompanitë gjermane që bënin biznes me Iranin dhe Rusinë.

Si i dërguar special, Grenell u përpoq të negocionte ndarjen e Kosovës, duke ua bashkuar Serbisë komunat veriore të Kosovës me shumicë serbe. Ajo përpjekje dështoi. Më pas ai i kaloi disa muaj si drejtor shumë partiak, por i përkohshëm, i Inteligjencës Kombëtare. Në atë punë, ai i deklasifikoi dokumentet që mendonte se do t’i turpëronin demokratët.

Grenell, gej i deklaruar hapur shumë përpara se kjo të ishte gjerësisht e pranueshme në SHBA, ka qenë politikisht labil. Ai ka punuar për Mitt Romney, e ka kritikuar Donald Trumpin dhe ka lobuar për autokratin hungarez Viktor Orban. Ai nuk u regjistrua në Departamentin e Drejtësisë pasi e nënshkroi një kontratë me Orban.

Venezuela dhe Koreja e Veriut

Presidenti Trump në mandatin e tij të parë dështoi qartësisht në diplomacinë me Karakasin dhe me Phenianin. Ai e njohu kandidatin e opozitës Juan Guaido si President të ligjshëm të Venezuelës. Madje, ai e prezantoi atë si të tillë gjatë një fjalimi për gjendjen në Union.

Por, ai nuk arriti ta bëjë atë. Presidenti Biden është në situatë të ngjashme tani. SHBA e njeh kandidatin e opozitës Edmundo Gonzalez si fitues të zgjedhjeve presidenciale të korrikut. Por, Nicolas Maduro vazhdon të mbetet në pushtet.

Administrata e parë e Trumpit dështoi edhe në përpjekjet e saj për të arritur një marrëveshje me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump u përpoq me kërcënime dhe lajka ta shtynte Phenianin të hiqte dorë nga armët bërthamore, por pa sukses. Koreja e Veriut është fuqi bërthamore de fakto me rreth 50 armë bërthamore.

Tani ajo ka materialin e nevojshëm për ndërtimin e të paktën 50 armëve bërthamore të tjera. As administrata e Bidenit nuk ka bërë ndonjë përparim në çështjen e armëve bërthamore. Aa ajo nuk ishte në gjendje ta parandalonte Phenianin që ta ndihmonte Rusinë me raketa dhe me armë të tjera konvencionale.

Pra, Grenell po i merr të paktën dy portofole të vështira. Venezuela mund të jetë më e lehtë, pasi Maduro duket i dobët dhe i pambrojtur. Ai lejoi zgjedhje në të cilëat u mund plotësisht, por e shpalli fitoren e tij dhe refuzoi ta linte detyrën. Kim Jong Un nuk e ka bërë atë gabim. Por, edhe regjimet e forta në dukje mund të jenë të brishta dhe të rrëzohen, siç e kemi parë në Siri këto dy javët e fundit.

Fat i mirë!

Fati dhe koha janë faktorë të rëndësishëm në diplomaci. Është e mundur që Grenell nuk do të dështojë këtë herë. I uroj fat të mirë. Për Amerikën do të ishte më mirë sikur Maduro ta pranonte funksionin e presidentit në Venezuelë dhe Kim Jong Un të hiqte dirë nga kapacitetet bërthamore.

Ballkani do të jetë me fat nëse Grenelli do të jetë i zënë me Venezuelën dhe me Korenë e Veriut. Ai ishte afër shkaktimit të një katastrofe atje gjatë administratës së parë të Trumpit.

Prej vitit 2021, Grenell është përfshirë me dhëndrin e Trump, Jared Kushner, në investimet në hoteleri në Serbi dhe në Shqipëri. Për të do të ishte abuzim i rëndë të përfshihet tani në Ballkan. Por, në një administratë që nuk e di se çfarë do të thotë “konflikti i interesit”, mund të ndodhë kjo. Kosova dhe Bosnja do të ishin viktima.

Edhe Ukraina duhet ta konsiderojë veten me fat që nuk u konsiderua si “mision special”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit