Operacion në Jug. Policia ka zhvilluar një operacion gjatë natës, të shtrirë në qytetet e Vlorës, Sarandës dhe Delvinës.
Janë shoqëruar mbi 15 persona, të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Të gjithë personat janë transportuar me furgonë policie drejt Vlorës, ku po merren në pyetje.