-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Operacioni në Greqi/ Zbulohet drejtuesi i grupit kriminal shqiptaro-grek

Kryesoret

Në kuadër të një operacioni të gjerë që ka goditur një grup kriminal shqiptaro-grek në Greqi, janë zbuluar detaje të reja. Ky grup, i përfshirë në aktivitete të tilla si gjobvënie, shkatërrim prone me eksploziv dhe tentativë vrasje, udhëhohej nga shqiptari Edmond Përbashaj. Ai është aktualisht i burgosur në burgun e Diavatas dhe ka një dënim prej 20 vitesh për grabitje me armë.

Edmond Përbashaj, i transferuar në Diavata nga burgu i Stavrakiout në Janinë, është zbuluar se ka bashkëpunuar me persona nga jashtë dhe zyrtarë të burgut për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe për futjen e parave në burg. Në një operacion të zhvilluar gjatë korrikut, disa të burgosur i vunë flakën dyshekëve në qelitë e tyre. Gjatë atij operacioni, Përbashaj kishte pasur biseda me Zv/Drejtorin e Burgut, ku e informonte për trafikun e 100 kg kokainë që priste.

Në operacionin e sotëm, janë arrestuar 23 persona dhe janë sekuestruar armë, drogë dhe para. Po ashtu, janë zbardhur disa ngjarje, përfshirë incidentin e tetorit në Singrou të Athinës, ku u plagosën dy persona, njëri prej të cilëve me armë, si dhe shpërthimi me eksploziv në një biznes automjetesh dhe zjarrvënia në një fast-food.

94b80ec9 054f 42fe 9e3c 9ce156334005

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit