Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa është shprehur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Është investimi më i rëndësishëm gjeopolitik që mund të bëjmë.
Në këto kohë të vështira, më shumë se kurrë duhet të punojmë së bashku. Mezi pres samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 Dhjetor në Bruksel”, shprehet Costa.
Të mërkurën në Bruksel zhvillohet samiti i radhës BE-Ballkan.