Ditën e martë Gjykata e Apelit të Posaçëm do të shpallë vendimin për heqjen ose jo të sekuestros për dy vila në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.
“Do të rrimë në çadër. Sa ka në çadër nga tërmeti? Do marrim ndonjë kontejner, ndonjë çadër me qira” tha me ironi deputetja.
Ajo u paraqit këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme duke ecur me një bastun. Por çfarë i ka ndodhur? “Vrava gjurin në palestër” tha ajo për mediat.
Sipas SPAK, masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.