Barcelona humbi në shtëpi me rezultatin 1-0 ndaj Leganes në kuadër të javës së 17-të të La Liga. Ndeshja nisi shumë mirë parë mysafirët, që arritën të shënonin që në minutën e tretë, me Sergio Gonzalez që me kokë shënoi për 1-0.
Edhe pse sulmoi deri në fund, Barcelona nuk arriti të shënojë golin e barazimit. Me këtë humbje, Barcelona mbetet lider me 38 pikë, aq sa Atletiko Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, më pas vjen Reali me 37.