Ish-kandidatja për kryetare të PD-së dhe mjekja Mereme Sela, ka reagur lidhur me rrëzimin e padisë së saj nga gjykata e Tiranës, për mosmiratimin e kandidaturës për drejtimin e PD, me arsyetimin se dosja gjyqësore nuk plotësonte kushtet formale dhe “mungonin dokumentet shoqëruese”.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Suela Xhani, ndërsa Mereme Sela thotë se nuk është thirrur nga asnjë gjykatë apo institucion drejësie në Shqipëri, ndaj dhe vendimin do ta ankimoj.
Reagimi i Selës
Mua nuk më ka thirrur akoma asnjë në gjykatë. As nuk më ka lajmëruar asnjë institucion drejtësie apo politik në Shqipëri në lidhje me padinë e ngritur nga ana ime. Në momentin që unë do të thirrem apo do të lajmërohem për seancë apo dhomë këshillimi siç e thotë ligji, do ju bëj me dije. Unë do i shkoj gjërave deri në fund, të bardhës i them e bardhë, e të zezës e zezë.









