Shqipëria zhvillon sot në Bruksel konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëri – BE, ku do të hapen zyrtarisht negociatat për grup kapitullin VI që janë “Marrëdhëniet me Jashtë” dhe përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.
Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama. Së bashku me të janë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.