Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për mediat gjatë mbledhjes me grupin parlamentar se qeveria e Edi Ramës po fsheh procesin e negociatave me Bashkimin Europian. Më tej, Berisha u shpreh se kushtet për Shqipërinë po shtohen, ashtu sikur edhe numri i shteteve që po sipas tij nuk po e votojnë raportin e IBAR-it.
“Në gjashtë mbledhje deri tani në Bruksel, të institucionit që vlerëson raportin IBAR, kërkesat ndaj Shqipërisë kanë ardhur në rritje sepse nuk është votuar, nuk është dakord të votohet.
Raporti për Malin e Zi u votua në fund të marsit, kurse shqiptarëve u fshihet nga qeveria dhe lobistët e saj të korruptuar fakti se vendet anëtare kundërshtuese të raportit erdhën duke u shtuar. Këto fshihet nga Edi Rama, ndryshimi i raportit.
Sot ishte përcaktuar me kalendar konferenca ndërqeveritare e cila nuk u mbajt. U bëj thirrjeve vendeve antëare të BE-së dhe Presidencës që të marrin cdo masë që procesi i integrimit të jetë transparent.
Prokuroria publike Europiane të vendosë si kusht që të hetojë fondet e BE-së në Shqipëri. Heton njeri në Shqipëri skandalin e Bryzhit, katër herë më i rëndë se ai i mikeshës së Ramës, Mogerinit. Dy ditë më parë u bë mbledhja tjetër ku janë shtuar ndjeshëm kushtet për Shqipërinë. Shqiptarët nuk dinë asgjë, qeveria i fsheh” tha ai.









