Policia ka arrestuar një 29-vjeçar në Fier pasi shpërndante doza kokaine pranë gjimnazeve.
Gjatë operacionit, uniformat blu kanë sekuestruar një sasi kokaine, një mjet prerës (biçak), një grirëse për lëndën narkotike dhe një celular.
Autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të tjera të aktivitetit kriminal.