Eurodeputeti Fredi Beleri nga Parlamenti Europian kërkoi që të mos bëhet asnjë lëshim për Shqipërinë kur vjen puna tek të drejtat e njeriut.
“Samiti Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor është një mundësi e mirë për të diskutuar shpejtësinë dhe kushtet në të cilat do të vazhdojë ky zgjerim i nevojshëm. Fillimisht, të mos bëhet me logjikën e Luftës së Ftohtë. Domethënë, të mos i zgjasim dorën e miqësisë shteteve thjesht në mënyrë që të mos i nënshtrohen presionit të vendeve si Rusia.
Nëse cilësia e demokracisë dhe stabilitetit politik nuk ka arritur një nivel të kënaqshëm, mundet, duke qenë shtete anëtare, këto vende të rishfaqen sindroma dhe patogjenë të historisë së tyre
Gjithashtu, është e domosdoshme që të mos bëjmë lëshime për çështjet e shtetit së drejtës. Burgosja e liderëve të opozitës në Shqipëri në prag zgjedhjesh është tregues se si instrumentalizimi i Drejtësisë mund të transformojë një regjim demokratik në një regjim autoritar.
Injorimi i këtyre kushteve për t’i shërbyer qëllimeve politike perceptuar nga një pjesë e opinionit publik në këto vende si mbështetje për qeveritë specifike dhe krijon reflekse antievropiane. Kjo është diçka që duhet shmangur patjetër” tha ai.