Kryetari i PD-së, Sali Berisha shkoi edhe më tej propozimit të socialistëve për faljen e gjobave duke zgjeruar rrethin e atyre që përfitojnë. Ai kërkoi që propozimi për të falur gjobat për ndërtimet pa leje në zonat rurale të përfshijë edhe të tjera. Berisha tha se do të kërkohet falja e të gjithë gjobave dhe kamatvonesave që ekzistojnë për energjinë elektrike, për gjitha shtresat në nevojë dhe bizneset e vogla pa përjashtim.
“Kjo përputhet plotësisht me angazhimin tonë që në 100 ditët e para do përcaktohet kuadri ligjor i çmimeve të energjisë elektrike në përputhje me rrogat dhe pensionet. Nuk mund të paguajë kurrë një rrogëulët apo qoftë edhe rrogëmesëm sa paguan rrogëlarti apo ai që merr 5 mijë dhe 10 mijë euro në muaj. Nuk ndodh kjo. Ndaj edhe atij do i garantohet minimumi bazë i energjisë për funksionimin e familjes”, u shpreh Berisha.
Votohet nesër/ PD: Të anulohen gjobat për dritat, ujin, tatimet dhe nga policia