Gjatë protestës së zhvilluar këtë të mërkurë, pjesëmarrës ishin dhe prindërit e Martinit të cilët bënë thirrje të vazhdueshme për drejtësi. E përlotur, e ëma shprehet se Martini ishte një fëmijë plot ëndrra dhe se duhen dorëhequr ata që kanë faj në këtë ngjarje. Mamaja e tij, Florina Cani kërkoi dorëheqjen e ministres së Arsimit me çdo kusht dhe të drejtorisë së shkollës si dhe mësueses kujdestare.
“Unë isha një nënë si ju, si nuk pate zemër që të më ngushëlloje për Martinin dhe ti qeshe bashkë me tre të tjera që unë nuk i njoh në atë parlament. Turp të të vijë Ogerta, se qeshe për zemrën e Martinit tim që u ther. Turp të të vijë Ogerta Manastirliu. Unë jam një nënë si ti që sot dridhem para jush. Nuk erdhe me më thënë dhe ngushëllime familjes. Ka 30 ditë që nuk e shoh më Martinin, ka 30 ditë që qaj në shtratin e Martinit, ka 30 ditë që vëllai i vet nuk e shikon Martinin.
1 muaj pa Martinin, nëna në protestë: Ogerta jep dorëheqjen, nuk kam fjalë, vetëm lot
Dua dorëheqjen e ministres me çdo kusht, drejtoria e shkollës, mësuesja kujdestare se nuk më tha asnjë fjalë. Ku ishte ajo që nuk më telefonoi mua? Ku ishte ajo që më thoshte në mbledhje Martini ishte fëmijë shembullor? Ku ishte ajo mësuese që më thoshte Martini është një fëmijë që mbledh gjithë të tjerët për të buzëqeshur. Ku ishte ajo që nuk më mori në telefon dhe më tha Martini është grindur me një fëmijë?
Nëna e Martinit: Zemra ime është thyer, askush nuk më tha asgjë, dua drejtësi
Ishte një moshatar i Martinit, nuk po them asgjë për atë fëmijë, ishte më fëmijë se Martini im, por ama kishte parandalim për ata dy fëmijë. Nuk bënë asgjë për Martinin dhe Marion që nuk i ndanë. Kjo është thirrja ime. Ai që ka faj dua dorëheqje me çdo kusht, nga dera e shkollës deri në ministri. Dua drejtësi për Martinin dhe për Luisin sepse Luisi është fëmija im tani, është djali im tani”, tha ajo.