Florina Cani, mamaja e Martinit, 14-vjeçarit që humbi jetën pas goditjes me thikë nga një bashkëmoshtar i tij pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, e pranishme në protestë, me anë të një mesazhi prekës u tha protestuesve se e dërgoi në shkollë djalin por nuk iu kthye më.
“Mendova të bashkohem me ju për fëmijën tim dhe fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri. E çova djalin në shkollë dhe nuk më u kthye më. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre që kanë degraduar arsimin, shëndetësinë e të gjitha me radhë.
Kam 18 muaj që protestoj dhe më mbushet zemra teksa shoh Tiranën të mbushur me rini. Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata. Poshtë kjo qeveri e krimit, poshtë Edi Rama! Duam drejtësi”, u shpreh ajo.
‘Nuk heshtim, nuk dorëzohemi’- Mjeku: Protestojmë kundër arrogancës së këtij sistemi!









