-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Produktet që shqiptarët blejnë më shtrenjtë se në Europë

Kryesoret

Një çift italian në një video në rrjetet sociale krahasoi blerjet që mund të bëheshin me 100 euro në një supermarket në Shqipëri dhe Itali. Atyre u bënte përshtypje se qumështi e kosi ishin gati dyfishin me Italinë, mishi i paketuar, proshutat gati tre herë më shtrenjtë e me radhë. Të vetmet produkte të lira, sipas tyre ishin frutat.

Komentet e tyre në fakt janë në të njëjtën linjë me të dhënat e fundit të Eurostat, që ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian (BE=100) për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor (të dhënat për Kosovën mungojnë). Të dhënat e fundit të përditësuara i përkasin vitit 2023.

Ndonëse kanë të ardhurat mëtë ulëta në Europë, ka shumë produkte që familjet shqiptare detyrohen që t’i blejnë më shtrenjtë sesa në vende të tjera europiane.

Ushqimet dhe pijet alkoolike kushtojnë mesatarisht sa 93% e mesatares së Bashkimit Europian, ose vetëm 7% më lirë se BE, duke qenë ndër më të shtrenjtat në rajon, së bashku me Serbinë. Në Maqedoninë e Veriut, ushqimet kushtojnë sa 73.3% e BE-së dhe në Mal të Zi 84%.

Pijet alkoolike janë produkti që shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se Europa, me 44% më shumë se mesatarja europiane.

Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 37% më shumë sesa mesatarja europiane. Shqipëria është një vend bujqësor, por qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Rënia e numrit të krerëve, rritja e kostove dhe problemet me ekonominë e shkallës, për shkak të fermave të vogla kanë bërë që familjet shqiptare ti blejnë këto produkte 20% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane.

Ushqimet e tjera janë 19% më shtrenjtë se në BE.

Edhe blerja e këpucëve kushton 16% më shumë se në vendet e BE-së, ndërsa veshjet po njësoj.

Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 116 euro.

Çmimet janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat (ky është përditësimi i dytë) tregojnë se vendi vijoi që të ishte i fundit në Europë, si për të ardhurat për frymë në raport me madhësinë e ekonomisë, ashtu dhe për të ardhurat në raport me fuqinë blerëse, me këtë të fundit që është një tregues i mirëqenies materiale të familjeve.

Të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ishin sa 36% e mesatares së Bashkimit Europian, e fundit në Europë (të dhënat për Kosovën nuk raportohen). Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, me 41% të mesatares europiane./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit