-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria miraton Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Kryesoret

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot krijimin dhe organizimin e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, një institucion i dedikuar për të siguruar mbrojtjen e sistemeve dhe rrjeteve të informacionit në vend. Autoriteti do të financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme dhe ka si mision kryesor rritjen e sigurisë kibernetike për infrastrukturat kritike dhe ofrimin e shërbimeve të besuara elektronike.

Autoriteti do të përfshihet në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, monitorimin e masave të sigurisë dhe koordinimin e aktiviteteve me organizmat kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Ai do të kryejë gjithashtu edukim dhe ndërgjegjësim, si dhe mbikëqyrjen e ofruesve të shërbimeve të besuara për identifikimin dhe nënshkrimin elektronik, duke garantuar një nivel të lartë sigurie për transaksionet elektronike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit