-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Votoni për dënimin e gjenocidit serb, Spiropali: Provokim i pavend

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi që Kuvendi të ndërpresë seancën dhe të sjellë për votim rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, duke theksuar se një veprim i tillë do të dëshmonte përkushtimin e Shqipërisë ndaj krimeve të kryera nga Serbia gjatë Luftës së Kosovës.

Nga foltorja e Parlamentit, Berisha e cilësoi një akt të papranueshëm refuzimin e këtij dënimi dhe i bëri thirrje deputetëve të votojnë rezolutën, duke theksuar se kjo do të siguronte që Shqipëria të prezantohej si përfaqësuese e shqiptarëve dhe jo e interesave të Serbisë.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, reagoi ndaj kërkesës së Berishës duke e cilësuar si një provokim të pavend dhe të papërshtatshëm. Ajo shtoi se një deklaratë e përbashkët do të sqaronte pozitat zyrtare mbi këtë çështje.

Berisha: Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, në mënyrë që të shkoni nesër si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njihni krimet e shëmtuara!

Meqënëse edhe në mëngjes e ngrita para mediave, tani thashë ta shtroj edhe në parlament. Të ndërprisni menjëherë punimet, të sillni këtu rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë, se përndryshe ulja juaj në parlamentin e Kosovës është më e largët si përfaqësues të Shqipërisë dhe më e afërt si përfaqësues të Serbisë.

Sepse, ju keni refuzuar rezolutën. Votoni sonte rezolutën e dënimit të gjenocidit serb në Kosovë, në mënyrë që të shkoni nesër si përfaqësues të shqiptarëve, dhe jo si ata që nuk njihni krimet e shëmtuara.

Unë, po ju them ju këtu, që në librat e gjenocidit ato janë të përshkruara si krimet më të padëgjuara ndonjëherë në histori, dhe ju e hidhni poshtë këtë.

Prandaj, zonjë, çfarë të të them unë ty. Merr, silleni rezolutën ta votoni. Të votoni një ndjesë publike për sanksionet që i vutë Kosovës të parët në Europë.

Të votoni një ndjesë publike për ndalimin që i bëtë himnit për Adem Jasharin “Mora fjalë”, dhe u fsheh pastaj se zëvendësuan me një këngë shumë të bukur, nuk e mohoj, “Rrjedh në këngë e ligjërime”, për Shqipërinë, por nuk zëvendësohej se, ajo e zuri vendin.

Shkurte Fejzën e ftuan, ishte në stadium dhe tani u erdhi telefoni i kuq nga Beogradi dhe e hiqni ju atë. Si do shkoni ju atje?

Hidhe në votë propozimin tim. Moj zonjë, hidhe në votë propozimin tim, kaq. Jeni dakord, të ndërpresim seancën dhe të sjellim rezolutën, apo s’jeni dakord? Këtë kërkoj unë!

Deklaratat e Sali Berishës, kryetarja e Kuvendit i konsideroi si provokime të pavend.

“Këto provokime janë të pavend dhe të paparshtashme”, u shpreh Spiropali, e cila theksoi se do të dilet me një deklaratë të përbashkët ku do të qartësohen të gjitha çështjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit